Vdesin dy pacientë në Klinikën Infektive, të njëjtit ishin të prekur edhe nga COVID-19

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Dy persona kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive, të njëjtit së fundi ishin prekur edhe nga coronavirusi.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj tha se dy të moshuarit kanë pasur edhe sëmundje tjera të rënda.

“Të premtën ka ardhë një pacient në moshën 80 vjeçare, i cili ka pasur sëmundje shumë të rënda me karcenom dhe sëmundje tjera, dhe njëkohësisht ka rezultu testi për Covid pozitiv dhe e kanë sjell në Intenziv dhe ai ka vdekur dikur për 2 orë. Dhe, po të premten ka qenë një pacient tjetër me probleme në mushkri edhe ai ka rezultuar pozitiv dhe ai ka vdekur, në Klinikën Infektive:, tha Vishaj.

Gjithashtu, Vishaj theksoi se situata epidemiologjike është e qetë. Së fundi, në Kosovë ka pasur disa raste të konfirmuar me COVID-19.