Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se VLEN-i ka raporte korrekte në Qeveri, me partinë e kryeministrit Mickoski.
“Ka momente kur kemi mendime të ndryshme, por kemi kapacitete për t’i tejkaluar këto situata. Korrekt është partneri i madh i koalicionit, VMRO-ja e kryeministrit Mickoski. Kishte disa përplasje, të cilat ende nuk i kemi tejkaluar, me ZNAM-in, e cila është parti e majtë por mundohet të luaj rolin nacionalist që nuk i shkon”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.