Çitaku: Urat që i duhen Kosovës janë me ShBA-në, BE-në dhe NATO-n

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës rreth qasjes për hapjen e Urës së Ibrit.

Çitaku tha se urat që i duhen Kosovës janë ato me ShBA-në, BE-në dhe NATO-n.

“Urat që i kemi, i ecim e shetisim, sepse jemi bashkë me aleatët. Më shumë përmbajtje, e më pak simbolikë”, tha Çitaku.