Shkruan: Fejzi Hajdari
“Të njëjtë janë…”, kur jane ne pyetje interesat e shqiptareve!
Keshtu e kisha titulluar nje koment timin para do kohe, kur partite maqedonase VMRO dhe LSDM, kishin qendrim te njejte (sikur perhere lidhur me kerkesat kombetare shqiptare), kur ishte ne pyetje “heqja e 20 %”, formulimit me ofendues kushtetues qe kane patur ndonje here shqiptaret ne historine e tyre ne Maqedonine e Veriut.
Edhe me punen e Akademise Shqiptare, te dy partite me te medha maqedonase VMRO dhe LSDM, e kane “zgjedhur” qëndrimin e njëjtë. Pra, ndaj kerkesave shqiptare, faktori politik maqedonas eshte i “unifikuar” ne stilin:
“Nuk iu lëshojmë pe!!!”. Fatkeqesisht faktori politik shqiptar që nga 2001, pothuajse asnjëherë për asnjë “kërkesë kombetare shqiptare”, nuk ka qene unik. Kjo si duket, i ka inkurajuar “maqedonasit politikë”, te kene qendrim “anti”, rreth kerkesave legjitime shqiptare…
Ne fakt, ky qendrim i ketij shtetit, me besueshmeri ne gjyqesor vetem 2%, pastaj me shkalle te larte korrupsioni dhe kriminaliteti, e solli Maqedonine ne kete derexhe, qe te kacafytet me te gjitha shtetet perreth qe jane anetare fuqiplote te BE-se dhe NATO-se, gje qe e ka bllokuar edhe rrugetimin drejte BE-se.
Nje gjë që s’e kuptoj, eshte fakti se “faktori politikë maqedonas” eshte i vetdijshem per pasojat katastrofike te kesaj politike “anti kerkesave te shqiptareve”, prandaj instistimi i tyre per ta ruajtur kete diskurs “anti”, eshte edhe shume i cuditshem! Mu ky diskurs ndaj shqiptareve, Maqedonise i ka sjelle pasoja te medha ne rrugen drejt integrimit ne mekanizmat relevante nderkombetare.
Edhe krahas ketyre pasojave, kete diskurs “kunder kerkesave kombetare shqiptare” maqwdonasit e kane kultivuar ne vazhdimesi.
Pra, “maqedonasit politikë”, akoma jane per ruajtjen e Akademise Maqedonase me simbolikë, me shqiptarë “periodikë” dhe periferikë”, sikurse deri tani – shqiptarë te cilet do t’i sherbenin interesit naconal maqedonas. Ju e dini se Enciklopedia fyese e ofenduese, doli pikerisht nga keto qarqe. Pastaj nga po te njejtat qarqe vazhduan librat shkollorë ofenduese per sqhiptaret… etj etj.
Nje selam Mickovskëve, Filipçove, e akademikeve maqedonas te inspiruar gjithnje nga Akademia Serbe (SANU), nese doni shtet perspektivë dhe stabil, kjo rruge te cilen e keni zgjedhur eshte “modeli” më i gabuar, bile se edhe ai i para vitit 2001. Tani 34 vite mbollet antishqiptarizem, bile edhe nga Ju doli ideja per ndarje, gjate 2001-shit. Nuk i kane harruar shqiptaret keto… jo, jo! Nese vleresoni se ky diskursi “antishqiptare” eshte i mire, sic keni filluar viteve te fundit, vazhdoni…kuptohet, pa kurrfare perspektive per qytetaret…
Ideja per Akademine Shqiptare mendoj se duhet te mbeshtetet edhe nga i gjithe faktori politik maqeodnas, sepse, askujt s’i sjelle dëm, por eshte e kunderta. Kjo ide fuqishem duhet te mbeshtetet edhe nga i gjithë spektri politik shqiptar, bota akademike por edhe nga te gjitha qarqet intelektuale shqiptare ne Maqedoni e gjetiu.
Edhe pse e vonuar ideja e ketille, jam shume i sigurt se do te kontribuoje pozitivisht ne Maqedonine e Veriut. Sa me pare te mirekuptohet nga “maqedonasit politikë”, aq me shume e shpejt do te shijojme edhe “frutet e para”.
Fundja, nga akademitë shqiptare te rajonit, historikisht asnjehere nuk kane dalë me ide te cmenduara, si ato te Akademise Maqedonas per ndarjen e Maqedonise, ose Akademise Serbe per zhdukjen e shqiptareve, duke filluar nga “Naçertanja” e Ilija Garashaninit, e duke vazhduar pastaj me elaboratet famkeqe te Vasa Cubrilloviqit, e Aleksandar Rankoviqit per debimin e miliona shqiptareve nga trojet e tyre etnike per ne Turqi e gjithandej ne diasporë…
Shqiptaret me Akademitë e tyre, s’kane bere politike kunder popujve tjere, por e kane avancuar punen shkencore dhe obligimet qe dalin nga ky institucion i larte akademikë