Arrestohet drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës

Mëngjesin e sotëm është arrestuar drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Arrestimi i tij vjen pas një operacioni të ndërmarr nga SPAK, ku janë arrestuar edhe E. D., ish-oficere e krimeve të rënda si dhe avokati R.C.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se këta persona kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim.