Shkruan: Sadri Ramabaja
Beogradi përmes kolonës së pestë që e kishte të instaluar në Kosovë gjatë më se 87 vjetëve të kolonializmit, por edhe përmes palëve të treta diplomatike, ia kishte dalë që t’i bindë ca politikanë dhe “portparollë” të tyre medial se, Kosova nuk ka interesa reale për të cilat ia vlen të luftohen për veriun e Kosovës!
Kjo luftë hibride ishte kurorzuar me sukses përmes plasimit të “idesë” për gjoja shkëmbimin e territoreve, alias “përkufizimin definitiv të kufirit me shqiptarët”, që trumbetohej në periudhën mes viteve 2016 – 2020, që qe përmbyllur si epokë me arrestimin e HTH.
Tentativës që pati Serbia më 24 shtator 2023, për ta bërë akt të kryer aneksimin e veriut, i kishte paraprirë lufta hibride përmes deklaratave të tipit se “veriu i Kosovës është shndërruar në nimanslland”, se “atë pjesë tashmë e kemi të humbr”, se “për Kosovën tashti ka ardhur koha të organizohet një Konferencë ndërkombëtare”….
Luftës me karakter ushtarak, e sprovuar më 24 shtator 2023, i qemë kundërvënë me plasimin e të vërtetës, para së gjithash në qarqet diplomatike [Parlamenti i BM…Bundestag, Kongres…] por edhe në mediat më prestigjioze botërore.
Në këtë betejë kishim si mbështetës të fuqishëm një lagje diplomatësh të shteteve partnere si BM, Kroacia, Turqia…
Luftën hibride ndërohë Serbia e ka intensifikuar.
Sidoqoftë, edhe në këtë rrafsh, ne duhet dhe do të fitojmë, natyrisht nëse, përveç shpërfaqjes së vendosmërisë, do të kemi më shumë profesionalizëm në fushat qenësore: në mbrojtje, siguri, diplomaci, propagandë…
Luftën gjithmonë e ka fituar pala që ka pasur më shumë vullnet, guxim dhe përkushtim.




