Digjen dy automjete të Komunës së Zveçanit

Janë djegur dy vetura të Komunës së Zveçanit, rreth një orë e 40 minuta pas mesnate.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se të lënduar nuk ka, ndërsa dyshohet për zjarrvënie.

“Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, tha gjithashtu ai në një përgjigje për Klankosova.tv.