Shkruan: Arbër Zaimi
Çështja e Ujmanit shpesh relativizohet nga komentues të ndryshëm, me thelbin “ç’na bëhet vonë ne pse po flladiten disa njerëz në atë liqen artificial”.
Por, jeta normale atje është një parametër që dëshmon se ai liqen është territor sovran i Kosovës. Po të kishin menduar serbët si shqiptarët sa i përket territorit sovran, kurrë nuk do ta kishte ndërtuar Radojçiqi atë vilë gjigande atje. Kurrë nuk do kishin rrezikuar jetën ata që morën pjesë në sulmin terrorist të Banjskës.
Nuk bën të mendohet me aq lehtësi për territorin sovran të Kosovës “ç’na bëhet vonë ne…”. Ligji i historisë është se në fund toka i mbetet atij që e dëshiron atë më shumë.
Ne shqiptarët a nuk kemi mësuar ende që të heqim dorë prej mendjelehtësive të tipit, ç’na bëhet vonë për atë mal, për atë ishull, për atë livadh e për atë liqen?