Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 702 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 33 aksidente me të lënduar dhe 44 me dëme materiale, përcjell Klankosova.tv.

Në 24 orëshin e fundit gjithashtu janë arrestuar 24 persona dhe 20 janë dërguar në mbajtje.