DRAGI KOSHOVSKI,DREJTOR I NDËRMARRJES SË QARKULLIMIT PUBLIK“Aktualisht janë vënë në qarkullim nga 190 deri në 200 autobusë. Me këtë numër autobusësh nuk mund të shërbejmë as orarin veror, që e dimë se është një orar i shkurtuar. Sado që punojmë dhe duam, shoferët nuk arrijnë të zbatojnë orarin e vozitjes. Nga shtatori, kur do të futet edhe orari dimëror, situata do të jetë edhe më e vështirë për shkak se numri i autobusëve do të rritet. Nga këndvështrimi i sotëm, edhe nëse asnjë autobus nuk na prishet, do të kemi mungesë prej 100 autobusësh. Për momentin kemi mungesë prej 40-50 autobusë”.LSDM“Pas fatkeqësisë që i ndodhi Shkupit me Koce Trajanovskin, Shkupi 2014 dhe blerjes së autobusëve kinezë që po rrënohen, tani VMRO-DPMNE po përgatit një fatkeqësi të re. VMRO-DPMNE me bllokada dëshiron ta shkatërrojë NQP-në, të cilës i nevojiten 50 autobusë vetëm për të funksionuar. Çmimin për këtë sjellje të VMRO-DPMNE-së e paguajnë çdo ditë qytetarët e Shkupit”.DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT“Ky qytet ka nevojë për mjete transporti që do të jenë ekologjike dhe që nuk do të ndotin ajrin dhe do të kënaqin nevojat e qytetarëve. Çdo ditë shikoni që qytetarët janë të pakënaqur. Vendimi që do t’ua zgjidhë problemin është në dorën tuaj, nuk mund ta marr sepse është vendimi juaj. Nëse do të mund ta merrja vetë, do ta kisha marrë vendimin deri më tani”.
Lajme Kaos në transportin urban, nga e premtja transportuesit privat me masa rigoroze



