Në Veles një i infektuar i ri me Kovid-19

Në 24 orët e kaluara në Veles ka një pacient të ri me Kovid-19. Kështu që me këtë numri i rasteve të diagnostikuara me Kovid-19 arrin 59.
Nga IPSH Qendra për shëndet publik nuk precizojnë se cilit grup i përket pacienti i ri.
Përndryshe, në IPSH Qendra për shëndet publik për shkak të tre pacientëve, dy prej të cilëve janë punonjës të shëndetit dhe një person administrativ, ky institucion shëndetësor publik do të mbyllet që prej nesër, dhe punonjësit do të rrinë në shtëpi.
Me këtë, banorët e Velesit do të mbetet pa pikë për marrjen e briseve në raste të dyshimta për Kovid-19, ndërsa mbetet edhe pa ekip epidemiologjik shëndetësor./MIA