Për shkak të dobësive operacionale, spitalet e huaja po bëjnë padi kundër Fondit të Shëndetësisë për trajtimin e pacientëve jashtë vendit.
Enti Shtetëror i Auditimit (ESHA) në raportin e tij të fundit thekson se edhe pse është theksuar disa herë, e njëjta praktikë vazhdon – as nuk u sigurohet mbrojtja adekuate ligjore kërkuesve dhe as nuk është krijuar sistem kontrolli dhe monitorimi për suksesin e trajtimit jashtë vendit.
Kërkesat për paradhënie për trajtim jashtë vendit janë regjistruar jo të plota dhe nuk janë vendosur kontrolle adekuate për të konfirmuar faturat nga spitalet e huaja.
Kjo situatë ka rezultuar me padi nga një spital i huaj, për të cilin ka paqartësi për procesin përfundimtar. Pra, siç theksojnë auditorët, deri më 31.12.2022 janë evidentuar kërkesa nga institucionet e huaja shëndetësore në vlerë prej mbi 268 milionë denarë, në bazë të paradhënieve të paguara për trajtimin e personave të siguruar jashtë vendit.
“Nuk është vendosur kontroll për statusin e trajtimit dhe nuk bëhet përcaktimi i shumës faktike të shpenzimeve. Disa nga faturat e bashkangjitura janë të paplota, për këtë arsye paradhëniet nuk janë mbyllur siç duhet dhe nuk mund të përcaktohet saktësisht shuma e dëmeve nga spitalet e huaja apo borxhi i papaguar ndaj tyre”, theksojnë auditorët.