​Austria mbylli termocentralin e saj të fundit me qymyr

Austria ka mbyllur gradualisht termocentralet e saj të qymyrit gjatë 15 vjetëve të fundit, transmeton KosovaPress.

Ministrja për Veprim Klimatik, Mjedis, Energji Leonore Gewessler mirëpriti mbylljen e termocentralit me thëngjill si një hap drejt arritjes së objektivit kombëtar të Austrisë për përdorimin e energjisë 100% të rinovuar deri në vitin 2030.