Rama paralajmëron: Disa dyqane joushqimore paralajmërojnë hapje nesër, hap i nxituar

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se nesër do të hapen vetëm bizneset që e janë në listën e publikuar në e-Albania pasi siç thekson dhe ai ka konstatuar se ka dyqane joushqimore që lajmërojnë hapjen nesër.

Rama thotë se nga sot në mbrëmje do të jetë në e-Albania leja që i duhet bizneseve që lejohen ta kenë nga e marta për të punuar rregullisht.

Me ndryshimet në Kodin Penal tashmë dënimet për shkeljet janë të ashpra teksa Rama kujton se çdo biznes që hapet nesër dhe nuk është në listë do të ndëshkohet.

Rama gjithashtu ka folur dhe për bllokun e dytë të bizneseve që mund të hapen nga java tjetër 27 prill- 3 maj por kjo sipas tij do të vendoset duke parë ecurinë e COVID- 19 në vazhdim.