Ajo është njëra nga artistet shqiptare që shquhet për karrierën e bujshme profesionale, duke qenë pjesëmarrëse kështu në kompeticione të ndryshme.
Fjala është për Elhaida Danin, zëri i së cilës ka qenë gjithmonë i pëlqyer për çdo spektakël.
Këngëtarja sivjet po rikthehet në skenën e festivalit të RTSh, por jo si konkurrente.

E njëjta do të jetë drejtoresha artistike e Festivalit 63 të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, një bashkëpunim që pritet të zgjasë më shumë se një vit.
“Ardhja e Elhaidës është një lajm i gëzuar për mua, stafin dhe mbarë opionionin publik, sepse do të jetë një vlerë e shtuar për festivalin, duke pasur parasysh karrirën e saj të jashtëzakonshme duke nisur që nga fitoret e saj në shumë kompeticione muzikore. Me të do të punojë edhe Bojken Lako, që ishte drejtor i Festivalit të 62-së, i cili ka bërë një nga festivalet më mira që që ka bërë RTSH”, tha Alfred Peza.