DEKRETET me fuqi ligjore si kompetencë e qeverisë, në gjendje të jashtzakonshme dhe rethana kur kuvendi është i shpërndarë, në fakt janë LIGJE. E këto në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve në (,,Gazetën zyrtare të RMV,, -faqja elektronike,,) në faqen zyrtare të qeverisë dhe të digastereve përkatëse,jo vetëm që duhet,por është edhe detyrim të publikohen edhe në GJUHËN SHQIPE.
z. Kryeministër, vërtetë jemi në gjendje të jashtëzakonshme e në kohë pandemie globale, por vlerësoj se liria e mendimit vlenë edhe në kohë pandemie. Madje e drejta e gjuhës jo që vlenë edhe në kësisoj kohërash, por ajo vlenë edhe pas vdekjes.
Zatën, nuk Ju drejtohem për ndonjë kapricio patriotizmi, por thejsht, për ta zbatuar ligjin dhe për ta përmbushur të drejtën tonë. Dekretet me fuqi ligjore sjellen për tu respektuar nga të gjithë, mbase edhe për tu zbatuar nga të gjithë, pra edhe nga qeveria ,
z.Spasovski, ju kuptoj se nuk ju kanë bërë inspektim, sepse ata që inspektonin dikur institucionet tjera lidhur me këtë detyrim, kanë haruar të inspektojnë degën në të cilën janë ulur !
Me rrespekt
#DukeqëndruarnëShtëpi
(q.aliu)