Java e Shkëmbimeve Kinë – Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore e cila është organizuar nga bashkia e qytetit Ningbo me temë : “Thellimi i bashkëpunimit, shfaqja e shkëlqimit”, ka tërhequr një vëmendje të madhe të publikut, por edhe të afaristëve, diplomatëve, medias e të tjerë.
Duke folur për këtë veprimtari ,ambasadori i Bosnjë-Hercegovinës në Kinë Sinisa Berjan , gjatë një interviste në kuadër të Javës së Shkëmbimeve Kinë – Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore se reformat me objektivin e shkëputjes prej varfërisë kanë nxitur zhvillimin e shpejtë të Kinës.
Ambasadori Berjan u shpreh se pr shumë vende, veçanërisht për vendet në zhvillim, ky është një model shumë i mirë zhvillimi. Ai theksoi se Bosnjë-Hercegovina do të forcojë më tej marrëdhëniet e mira me Kinën, veçanërisht për shtimin e bashkëpunimit në fushën e digjitalizimit, tregtisë elektronike, inteligjencës artificiale, energjisë së gjelbër etj.
Duke folur për nismën “Një brez, një rrugë”, Sinisa Berjan vuri në dukje se Rruga e lashtë e Mëndafshit jo vetëm ka nxitur lidhjet e ndërsjella njerëzore, por edhe shkëmbimet shoqërore dhe kulturore, si edhe paqen e miqësinë, vlera të cilat janë promovuar edhe nga nisma “Një brez, një rrugë”. Ai theksoi se ndërtimi i “Një brez, një rrugë” ka rëndësi globale, duke i sjellë botës një periudhë të re të bashkëpunimit, hapjes dhe gjithpërfshirjes.