Osmani e kryetarët e komunave, pritet të takohen të mërkurën

Kosovo's President Vjosa Osmani speaks during an interview with The Associated Press in the capital Pristina, Friday, Sept. 29, 2023. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës pritet të mbahet nesër ku do të merr pjesë edhe Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu do ta mbajë një fjalë rasti për sfidat dhe preokupimet e komunave derisa temat që do të diskutohen në këtë takim janë:

Roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë, bashkëpunimi mes presidencës dhe komunave në realizimin e projekteve dhe sfidat e komunave në qeverisjen lokale./KP