Rohde: Gjermania mbetet e përkushtuar që Kosova të anëtarësohet sa më parë në KiE

Ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde, ka thënë se vendi i tij mbetet e përkushtuar për ta anëtarësuar Kosovën në Këshillin e Evropës, sa më parë.

Por, sipas tij kjo nuk mund të ndodh pa formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Këtë deklarim Rohde e bëri pas takimit me përfaqësues të organizatave joqeveritare IKD dhe FOL me të cilët tha se foli për përmirësimin e qasjes në drejtësi.

“Për ta forcuar sundimin e ligjit dhe për t’u përgatitur Kosova për Këshillin e Europës ne do ta mbështesim projektin e përbashkët të Institutit të Kosovës për Drejtësi/FOL për ta përmirësuar qasjen në drejtësi në përputhje me standardet e KiE. Gjermania mbetet e përkushtuar për ta futur Kosovën në Këshill sa më shpejt. Ecja përpara me Asociacionin do ta bëjë këtë të ndodhë”, shkroi diplomati gjerman në rrjetin social X transmeton Klankosova.tv

Në maj, Kosova dështoi të anëtarësohej në Këshillin e Europës, pasi Qeveria nuk e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e BE-së për Asociacionin, që ishte kusht për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.