Ofensiva e Rusisë në Kharkivin verior ka qenë fokusi i shumë raportimeve mbi luftën në Ukrainë gjatë ditëve të fundit.
Analisti ushtarak i Sky News, Michael Clarke, ka thënë se qëllimi i Moskës është të tërheqë forcat e Ukrainës në atë zonë nga jugu, duke shtrirë kështu burimet ushtarake të vendit.
Dhe analiza e fundit nga Instituti për Studimin e Luftës sugjeron se ritmi i ofensivës “duket se është ngadalësuar gjatë 24 orëve të fundit”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Ekspertët e grupit thanë se modeli i aktivitetit sulmues rus në zonë ishte në përputhje me vlerësimet se forcat e Vladimir Putin po i japin përparësi krijimit të një “zone neutrale” në zonën kufitare ndërkombëtare në vend të një depërtimi më të thellë në rajonin e Kharkiv.
Ai tha se disa zyrtarë ushtarakë ukrainas raportuan dje se besonin se situata në rajonin e Kharkiv po stabilizohej ngadalë.
“Pamjet e dronit që supozohet se janë nga Vovchansk tregojnë këmbësorinë ruse që vepron brenda vendbanimit në grupe të vogla sulmi me madhësi skuadre, në përputhje me raportet ukrainase”, thuhet tutje në analizë.



