Chelsea mori një fitore spektakolare ndaj Evertonit me rezultat të thellë 6-0, por kjo shfaqje e bukur u prish në minutën e 64-të të ndeshjes.
Cole Palmer është ekzekutuesi i penalltive te Chelsea, por ai pati një përplasje me Noni Madueken dhe Nicolas Jakcson, dy sulmuesi që kërkonin ta gjuanin atë.
Tani ka ardhur reagimi nga Mauricio Pochettino, duke thënë se Palmer është ekzekutuesi i parë dhe një futbollist tjetër mund ta shutoj penalltinë vetëm nëse Palmer dëshiron t’ia japë atë.
“Unë ua kam bërë të qartë atyre. Tani jua bëj të qartë, Cole Palmer është ekzekutuesi i parë. Nëse ai dëshiron t’ia japë dikujt tjetër, ai mundet, jo në këtë mënyrë. Nuk do të ndodhë më”, ka thënë Mauricio Pochettinon kur u pyet për incidentin e penalltisë kundër Evertonit .