Kryetari i ASH-së dhe kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari ka shprehur keqardhje për incidentin e sotëm me armë në Haraçinë, ku mbetën të plagosur dy persona.
“Shpreh keqardhjen dhe shqetësimin tim maksimal për ngjarjen e ndodhur sot në Haraçinë. Duke uruar që të lënduarit të kenë shërim të shpejtë e të plotë apeloj fort tek organet e Drejtësisë për të dënuar fajtorët! Krimi politik është pasojë e këtij sistemi të Koruptuar e Kriminal që Tani Më Shumë Se Kurrë Duhet Të Ndryshojë! Ndryshimi Është Domosdoshmëri!”, ka shkruar Taravari, përcjell INA.
Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi ishte caku i sulmit të armatosur. Ai shpëtoi pa plagë, por si pasojë e të shtënave me kallashnikov, u plagosën dy bashkëpunëtorë të tij, shoferi dhe një tjetër nëpunës i komunës. Motivet e incidentit akoma janë të paqarta, ndërsa prokuroria bëri të ditur se ka nisur hetimet. (INA)