Në një sulm ajror në qytetin rus Belgorod, kanë humbur jetën të paktën katër persona dhe dhjetë tjerë janë plagosur, kështu të paktën pretendojnë mediat ruse.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, shihen autoambulancat e parkuara pranë një qendre tregtare të shkatërruar ku janë thyer dritaret, shkruan BBC.
Zyrtarët rusë thonë se mbrojtja kundërajrore mbi rajonin e Belgorodit, ka arritur të rrëzojë 14 raketa të ukrainasve.
Ky qytet gjendet rreth 30 kilometra nga kufiri me Ukrainën dhe është shpesh cak i sulmeve nga forcat ukrainase.
Në dhjetor u krye një prej sulmeve më të vdekjeprurëse, ku si pasojë humbën jetën 25 persona dhe u plagosën qindra tjera në Belgorod.