Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, është shpallur “Konsulle Nderi e Shqipërisë në Florida”.
Ky rol i është dhënë nga ambasadori shqiptar në ShBA, Ervin Bushati, shkruan lajmi.net.
Modelja lajmin e ka ndarë përmes një postimi të ndarë në ‘Instagram’.
“Me nder pranoj rolin e Konsull Nderit të Shqipërisë në Florida”, ka shkruar ajo
Emina jeton dhe vepron prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka ndërtuar karrierë të bujshme në fushën e modelingut./Lajmi.net/