Gjatë mbrëmjes së djeshme ka filluar ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Grammy’ për këtë vit.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi të Valdrin Sahitit u bë e ditur se për veshjen e saj u kujdes ai.
E mahnitur nga ai fustan ishte edhe vet Bebe Rexha, e cila falënderoi Sahitin për punën e shkëlqyer.