Sonte mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP Kosova”, ku njëri nga katër finalistët rrëmben çmimin e madh.
Mbrëmjen e kaluar u mbajt edhe darka e fundit e cila ishte e destinuar për finalistët, shkruan lajmi.net.
Lumbardhi ka treguar rreth rrugëtimit të tij në këtë format dhe ka treguar arsyet se pse ka hyrë.
Ai ka thënë se ka hyrë për ta përmbushur një gropë që e ka pasur pas eksperiencës së tij me futbollin.
Blerando, Lumbardhi, Edona dhe Shqipja janë katër finalistët.
Njëri nga ta sonte shpallet fitues.