Thaçi falënderon Erdoganin për ndihmat mjekësore nga Turqia

E në lidhje me këtë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka falënderuar homologun e tij turk Erdogan.

Me anë të një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se është mirënjohës ndaj shtetit turk për ndihmën në këtë kohë të rëndë, të cilën ai thotë se do ta tejkalojmë së bashku.

Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Sot pranuam një pako me ndihma mjekësore nga Turqia që do të ndihmojë në betejën kundër COVID-19. Kjo është ndihma e parë nga jashtë që ka arritur në Kosovë. I jemi mirënjohës Presidentit Erdogan, shtetit të Turqisë dhe popullit turk, që na ka dal në ndihmë edhe në këtë kohë të rëndë, të cilën do ta tejkalojmë së bashku.