Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar komunitetin ortodoks për nderë të festës së Krishtlindjes ortodokse.
“I uroj komunitetit ortodoks festën e Krishtlindjes! Në këtë ditë, shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt”, ka njoftuar zyra e presidentes, përcjell Klankosova.tv.
“Mirëkuptimi, solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”.