Tetovë: Tre të helmuar nga alkooli dhe katër të lënduar nga mjetet piroteknike, mes tyre një fëmijë

Autoritetet në Tetovë për TV21 kanë treguar bilancin e lëndimeve dhe të helmuarve nga festa e fundvitit.

Bëhet e ditur se nga helmimi me alkool ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre tetovarë, ndërkaq me mjete piroteknike janë lënduar katër persona – mes të cilëve një fëmijë.

“Fëmija ka marrë lëndime në gojë, por nuk janë serioze”, bëhet e ditur për TV21.