Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje lidhur me sulmin terrorist të një grupi të serbëve më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
Ai ka treguar edhe për rrugën që është përdorur nga grupi terrorist, shkruan Telegrafi, gjersa po ashtu ka njoftuar për lidhjet e grupit me shtetin serb.
Ministri i Punëve të Brendshme përmes disa fotografive ka treguar edhe vendin ku është plagosur polici Afrim Bunjaku, i cili më pas ka ndërruar jetë.
Ministri Sveçla tha se grupi terrorist me anë të një droni kishin monitoruar Policinë e Kosovës.
“Në ora 06:27 pelegrinët u detyruan të largohen nga bujtina dhe të shkojnë në Manastir…Në ora 10:39 shihet ri pozicionim i grupit të terroristëve”, njofton Sveçla.