Sulmohet një anije britanike në Detin e Kuq

Të paktën një anije britanike po raportohet se është sulmuar në portin e Mokha në Jemen, tha Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar.

Autoritetet britanike po hetojnë incidentin dhe kanë thënë se anijeve u thuhet të udhëtojnë “me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë”, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Rebelët Houthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për nisjen e një sulmi ndaj dy anijeve – Swan Atlantic dhe MSC Clara – duke përdorur drone.

Nuk është ende e qartë nëse ata i referohen të njëjtit incident.