ASEAN-i është shkurtimi i Lidhjes së Vendeve të Azisë Juglindore, i cili përbëhet nga 10 vende rajonale, duke mbuluar një sipërfaqe prej 4.49 milionë kilometrash katrorë dhe me një popullsi prej gati 662 milionë banorë.
Krahas nxitjes së ndërtimit të Zonës së Tregtisë së Lirë Kinë-ASEAN, vetëm në një periudhë shtatëmujore( janar – korrik 2023) vëllimi tregtar i Rajonit Autonom Guangxi-Zhuang me vendet e ASEAN-it i kaloi 188 miliardë juanë(26.5 miliardë dollarë amerikanë), shifër kjo 71.6% më e lartë në krahasim me vitin e kaluar.
Rajoni Autonom Guangxi-Zhuang është një ndër krahinat me më shumë kombësi në Kinë. Këtu jetojnë banorë të 12 pakicave kombëtare. Ndër ta, banorët e kombësisë Zhuang zënë 31.4% e popullsisë së përgjithshme.
Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi qytetin Nanning, kryeqendër e Rajonit për të parë nga afër ndërtimin e “Rrugës Digjitale të Mëndafshit” Kinë-ASEAN dhe punën civile vendëse dhe për të nxitur më tej bashkëpunimin me vendet e këtij rajoni, shkruan CMG.