Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, kanë udhëtuar për në Berlin të Gjermanisë.
Bëhet e ditur se Kurti e Çeku në Berlin do të marrin pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë.
“Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, sipas kryeministrisë, Kurti të dielën do të takojë pjesëtarë të mërgatës së Kosovës në Gjermani.