Rama: I qëndroj mbrapa qëndrimit se KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës

epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021. EPA-EFE/JOHN THYS / POOL

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se i qëndron mbrapa qëndrimit të tij për marrjen e veriut nën kontroll të plotë nga KFOR-i.“E kam thënë unë dhe i qëndroj prapë, edhe herës tjetër”, tha Rama, kur u pyet për këtë.

“Marrja nën kontroll bëhet duke shtuar forcat”, tha ai, duke iu përgjigjur gazetares Alba Alishani, e cila tha se ai e kishte modifikuar këtë qëndrim.“Nuk janë dy ide të ndryshme. Është e njëjta ide”, tha Rama.

Trupat e KFOR-it në Kosovë këtë vit janë shtuar për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, ndërsa Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar fillimisht në Prishtinë, gjatë një vizite më 20 nëntor, se NATO-ja do të shqyrtojë shtimin e përhershëm të forcave në Kosovë, për ta mbajtur situatën nën kontroll.