Trupat britanike të KFOR-it patrullojnë në kufirin Kosovë-Serbi

Trupat britanikë po patrullojnë kufirin Kosovë-Serbi si pjesë e një pranie paqeruajtëse të NATO-s që po forcohet mes shqetësimeve për një konflikti të hapur, pas një serie incidentesh të dhunshme në muajt e fundit, shkruan Reuters.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dërgoi qindra forca shtesë në Kosovë nga Britania dhe Rumania pas incidentit të 24 shtatorit, ku autoritetet kosovare ishin ndeshur me një grup të serbëve të armatosur që u strehuan në një manastir.

Një polic kosovar dhe tre persona të armatosur serbë u vranë në fshatin Banjskë, incidenti më i dhunshëm që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Kosova akuzoi Serbinë për mbështetje financiare dhe praktike për personat e armatosur, akuza këto të mohuar nga Beogradi.