Grubi: VMRO-ja s’mund ta pengojë kryeministrin shqiptar, po bën fushatë me fjalor anti-shqiptar‼(Video)

Zv.kryeministri i parë Artan Grubi, përmes një prononcimi për gazetën LAJM, ka porositur se fjalori i VMRO-së kundër të drejtave të shqiptarëve është vetëm në funksion të politikës ditore dhe për përfitime elektorale.

“Vmro-së i pengon gjuha shqipe, Vmro-së i pengon shkolla shqipe, Vmro-së i pengon kryeministri shqiptar, kryeparlamentari shqiptar, Vmro-ja po shfaq çdo gjë kundër avancimit të drejtave të shqiptarëve në RMV dhe kjo është për keqaardhje. Por, Vmro këtë e ka sa për fushatë sepse të nesermën, menjëherë pas zgjedhjeve VMRO-ja do të trokasë në dyertë e partive shqiptare, në këtë rast në partinë më të madhe shqiptare për të bërë koalicion dhe për të thënë që ne do të bashkëpunojmë edhe në avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe çfardo çështje vetëm që të bëjmë koalicionim bashkë dhe të bashkëqeverisim në të ardhmen. Kështu që, përmes jush i porosis qytetarët që çdo gjë bëhet për propagandë politike dhe për përfitime të fushatës zgjedhore. Kryeministrin shqiptar nuk e pengon dot sepse është një çështje të cilës I ka ardhur dhe një ideje që i ka ardhur koha, nuk i del kush përpara”, tha Grubi për gazetën LAJM.