Lëvizja Vetëvendosje ka dal me një video kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Partia në pushtet thotë se Serbia nuk është e interesuar për normalizim të raporteve me Kosovën.
Vetëvendosje thekson se shteti serb më 24 shtator tentoi aneksimin e veriut.
“Serbia pavarësisht dakordimit ajo urdhëron subjektet serbe të mos marrin pjesë në zgjedhjet në komunat e veriut të Republikës së Kosovës çka përbën shkelje të marrëveshjes”, thuhet në postim përcjell Klankosova.tv
Tutje në postimin e VV-së në Facebook, thuhet se Serbia vazhdimisht po ikë nga nënshkrimi i marrëveshjes me Kosovën.
“Me 28 shkurt 2023 – Në Bruksel, Serbia gojarisht deklaroi se pajtohet me marrëveshjen por ikën nga nënshkrimi. Me 18 mars 2023 – Në Ohër, Serbia sërish deklarohet se pajtohet, por ikën nga nënshkrimi”, shkruan aty përcjell Klankosova.tv
Lëvizja Vetëvendosje thotë se Serbia nuk e duron barazinë me Republikën e Kosovës.