Në këtë kohë kur të gjithë detyrohen të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, qytetarët nuk kanë mundësi t’i vizitojnë palestrat.
Reperi Capital T njihet si një prej personave që është shumë i dhënë pas palestrës dhe ka arritur ta formësojë figurën trupore.
Ai nuk i ka ndalur ushtrimet as gjatë kësaj periudhe, këtë e tregoi përmes një imazhi, ku shfaqet duke ushtruar në shtëpi.
“Punoni në distancë nga shtëpia 🏃🏻♂️ Dhe ohhhh mos harroni të buzëqeshni”, janë fjalët e reperit sipër fotos.
Për ndryshe, “Je t’aime” titullohet projekti i fundit muzikor nga Capital T, i cili u prit shumë mirë në publik.