Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në forumin joformal të vendeve anëtare të NATO-s në Shkup tha se ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg që të shtohen forcat ushtarake të NATO-s në kufirin Kosovë-Serbi. Rama tha se kufiri shfrytëzohet për aktivitete ilegale.
“Domosdoshmëri për të garantuar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, i cili faktikisht është jashtë kontrollit dhe i cili është në shërbim të aktiviteteve ilegale, të trafikut të armëve, të trafikut të drogës”, tha Rama./TV21