Zhduken dy persona, një në Gjilan e tjetri në Prizren

Dy persona janë raportuar të zhdukur në polici.

Njëri rast ka ndodhur në fshatin Livoq të Gjilanit.

“Nëna ka raportuar të shtunën në polici, se vajza e saj e mitur kishte dal nga shtëpia dhe deri në kohën e raportimit te rastin, vajza e saj nuk është kthyer dhe nuk iu është lajmëruar familjarëve të saj”, thuhet në raportin 24 orësh përcjell Klankosova.tv

Rasti është duke u hetuar.

Rasti i dytë ka ndodhur në Prizren të premten.

“Nëna ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport përcjell Klankosova.tv

Rasti është duke u hetuar.