Halit Ferati, Drejtor në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, ishte i ftuar sonte në emisionin 10Minuta në TV21. I pyetur për akuzat nga Qyteti i Shkupit se edhe në Gostivar, komunë e udhëhequr nga Aleanca për Shqiptarët, ka parregullsi, ai u përgjigj se Komuna e Gostivarit është një ndër komunat që e menaxhon më së miri këtë proces.
“Atë që e flas e them me argumente dhe fakte. Nuk jam në cilësinë që të mbroj subjektet politike këtu. Në bazë të puns dhe inspektimeve i di me përqindje çdo komunë dhe çdo kryetar komune si e menaxhon procesin e arsimit. Komuna e Gostivarit është më e mira në menaxhimin e arsimit.”- tha Ferati.