Nacionalistët e mirë në Beograd dhe nacionalistët e këqinj në fqinjësi

Shkruan: Arsim Zekolli

Shumë shpejtë do të dëshmojmë rigrupimin e forcave politike në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnjë, si reagim ndaj politikave të dekadës së kaluar. Një rigrupimi i tillë, tani është duke ndodhur në Maqedoni në kampin politik shqiptar. Kjo, si reagim dhe rikthim i faktorëve që u sakrifikuan në altarin e Sorosoizmit, Ballkanit të Hapur, integrimeve në BE, konceptit qytetar etj.

Por, ajo që është e rëndësishme dhe duhet te kuptohet që tani, është se kjo ringjallje e politikave kombëtare nga qarqet Serbo-centrike dhe Rama-centrike në BE dhe ShBA, do të interpretohet si kinse ngritje e ekstremizmit djathtistë. Me fjalë tjera, çfarë do manifestimi i identitetit kombetar do të interpretohet si “politikë e ekstremit të djathtë”.

Pra, kushdo që merr guximin të polemizoj, sfidon ose sulmon shovenizmin Serbo-centrik apo klientelizmin korupto-mafioz të Ramës, do të pikturohet si nacionalist ekstrem djathtist.

Ata që kurrë nuk guxuan ta akuzojnë Vuciin si naci-socialist, Ramen si padrino-mafioz, Ahmetin si gangster-politik, Kovacevskin si koruptokrat, Mickoskin si albanofob, do të jenë të parët që do të “vërejnë dhe alarmojnë për nacionalizmin në ngritje” të të tjerëve. Dhe njekohesisht, po te njejtit në ShBA/BE do të refuzojnë të përgjigjen nëse vallë toleranca dhjetevjeqare për dy Qeveritë më të kriminalizuara ne Balkan – asaj në Beograd dhe Tiranë – kanë kontribuar ndaj nrgitjes se politikave kombëtare të popujve të tjerë.

Prandaj, mbane këtë parayshs kur të ndëgjoni akuzat për “ekstremizëm” që do të hidhen kundër Sali Berishes, Gjukanoviqit, Izetbegovicit, ose ndaj Frontit opozitar. Përderisa BE/ShBA-të që nuk kishin dhe ende nuk kanë problem me Vuciqin, Ramën Ahmetin, Dodikun, Mickoskin, Kovacevskin, nuk kanë të drejtë morale apo kredibilitetin politik, që të akuzojnë të tjerët për cilin do kurs politik të zgjedhur.