Jasharaj: Kurtin dhe Qeverinë do t’i zë mallkimi i minatorëve

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka reaguar për situatën me minatorët e Trepçës. Jasharaj përmes një reagimi për media ka thënë se Kurtin dhe Qeverinë e tij do ta zë mallkimi i minatorëve.

Jasharaj ka treguar se dje ka qëndruar për vizitë në Trepçë ku edhe ka parë teksa nxirreshin grevistët në gjendje të rënduar shëndetësore.

“ Kryeministër Kurti ty dhe Qeverinë do t’ju zë mallkimi i minatorëve. Kryeministër Kurti ty nuk po të lë hapësirë në këtë shkrim se je shumë i zënë me dialogun, por anëtarët e Qeverisë që ti drejton dhe ca deputet nga partia jote do t’i zë mallkimi i minatorëve grevistë që mezi marrin frymë në galerinë 800 metra nën tokë. I vizitova dje dhe teksa po pritnim të lëshoheshim në brendësitë e tokës , nga atje nxorën grevistë me gjendje të renduar shëndetësore e ata mallkonin institucionet dhe mendje e kishin të kolegët e tyre në thellësitë e nëntokës së Kosovës.”, ka shkruar Jasharaj.