Sulmet izraelite në Gaza janë të barabarta me një masakër, i tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, Papa Françeskut gjatë një bisede telefonike.
Ai ka shtuar se heshtja e bashkësisë ndërkombëtare është e turpshme, shkruan Sky News. Dje, Erdogan kritikoi edhe reagimin e Perëndimit ndaj sulmeve izraelite.
Duke iu drejtuar përfaqësuesve të partisë së tij në parlament, ai tha se Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por një grup muxhahedinësh që mbrojnë vendin e tyre.
“Gjuajtja e vellëzërve tanë palestinezë, përfshirë fëmijët, pacientët dhe personat e moshuar, e madje edhe shkollat, spitalet e xhamisë janë krim kundër njerëzimit. Lotët e perëndimit për Izraelin janë mashtrim”, tha Erdogan.
Gjithashtu ai ka bërë të ditur se ka anuluar vizitën e planifikuar më parë për në Izrael, e këtë e ka konfirmuar edhe kabineti i tij.