Barcelona e pandalshme, Lazio e Hysaj në disavantazh

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Champions League.

Barcelona është duke fituar me rezultat bindës ndaj Shakhtar Donetsk, shkruan lajmi.net.

Barcelona po kërkon të marrë fitoren e tretë nga po aq ndeshje.

Fermin Lopez ka qenë ylli i deri më tanishëm, ai depërtoi përmes mbrojtjes së Shakhtarit për të bërë shansin e parë të natës, por gjuajtja e tij nga afër u mbajt jashtë nga Dmytro Riznyk.

Epërsia erdhi në mes të pjesës së parë, kur Ferran Torres me një goditje të fort shënoi, pasi përpjekja fillestare e Lopez u kthye nga traversa.

Lopez u fut në veprim vetë pak çaste më vonë, duke marrë një pasim nga Torres, të cilën e qoi në rrjet me ndihmën e traversës.

Në ndeshjen tjetër Feynoord është duke mposhtur Lazion e Elseid Hysajs me rezultat 2:0.

Santiago Gimenez ishte golashënuesi i parë, kurse Ramiz Zerrouki shënoi për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.