Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se Lionel Messi do të fitojë Topin e Artë.
Gazetari ka theksuar se të gjitha të dhënat flasin që argjentinasi do ta fitoj çmimin për të tetën herë.
Lionel Messi fitoi Kupën e Botës FIFA me Argjentinën në Katar dhe ishte jetik për skuadrën.
Ai fitoi Topin e Artë në turne me shtatë gola dhe tre asistime.
Messi përfundoi vetëm një gol pas Kylian Mbappe, i cili fitoi Këpucën e Artë.
Sulmuesi gjithashtu shënoi 21 gola dhe dha 21 asistime në 41 ndeshje për Paris Saint-Germain, duke i ndihmuar ata të fitojnë titullin e Ligue 1.




