Kurti takohet me Dendias, flasin për sulmin terrorist në Banjskë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias.

Gjatë takimit, Kurti e Dendias folën për sulmin terrorist në Banjskë, por edhe për parandalimin e planit të tyre për një konflikt më të madh.

“Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin me KFOR-in për patrullimin e kufirit verior”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se kreu i qeverisë ka nisur sot vizitën zyrtare në shtetin helen.