Fatime Fetai vlerëson se pak e kanë Ejup Halimi dhe Ismet Guri?!

Prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrilo Bubevski kanë kërkuar masa më të ashpra kujdesi ndaj deputetit Ejup Halimi dhe Ismet Gurit, që u dënuan sot me nga tre vite e gjysëm arrest, deri sat ë dënohen në vuajtje të dënimit.
Mirëpo Gjykata Penale pjesërisht ka pranuar propozimet e Prokurorisë për masa kujdesi. Ata do të mbeten pa pasaporta, gjegjësisht nuk do të mund ta lëshojnë vendin.

Jozyrtarisht, meret vesh se prokurorët Fetai dhe Bubevski po mendohen ta ankimojnë vendimin e Gjykatës themelore në Gjykatën e apelit, për të kërkuar dënim më të lartë, shkruan Gazeta Lajm.

Ata janë dënuar për manipulime zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kur për kryetar komune është zgjedhur Izet mexhiti, bartës aktual i Listës së BDI-së në njësinë zgjedhore numër 1.