“Integrimi më i madh tregtar dhe financiar i rajonit në tregun evropian, në dekadat e kaluara ishte një prej fundamenteve vitale të rritjes ekonomike. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mu ekonomia e vendit tonë ka nivel më të lartë të integrimit tregtar me BE-në. Por, për që qytetarët e Maqedonisë së Veriut t’i ndjejnë përfitimet nga Unioni, përveç integrimit tregtar, është i domsodoshëm edhe inegrimi politik – që do të thotë pranimi i standardeve dhe kritereve evropaine. Prandaj, neve, dhe vendeve të rajonit na nevojitet më shumë se kurdo herë përforcimi i mëtutjeshëm, dhe jo pakësimi i lidhjeve me ekonomitë e zhvilluara”, potencoi Pendarovski.
Si ekonomi e vogël, e hapur dhe e varur nga importi, vendi, vlerësoi, në mënyrë disproporcionale i ndjen efektet nga goditjet globale. Efektet nga kriza shëndetësore, eenergjetike, ekonomike, sociale dhe e sigurisë konvergjuan në poli-krizë e cila i rriti çmimet e energjensëve dhe të prodhimeve ushqimore, e ngadalësoi rritjen ekonomike, e përshpejtoi inflacionin, i rriti shpenzimet për jetë dhe e ngushtoi hapësirën për mbështetje të ekonomisë.
“Prandaj për ne është me rëndësi të gjendet model për amortizim të goditjeve të tregjeve në ambient të rrethanave vazhdimisht të ndryshueshme ekonomike”, nënvizoi presidenti.
Ai foli edhe për politikën monetare. Në kushte të ambientit jostabil të jashtëm dhe presioneve gjithnjë e më të mëdha të çmimeve, posaçërisht për shkak të luftës në Ukrainë, Banka popullore, tha, sipas shembullit të Bankës qendrore evropiane, filloi ta adaptojë politikën e vet monetare.
“Me atë rast, është fakt se politika e shëndoshë monetare kontribuoi që të ruhet stabiliteti makroekonomik i shtetit dhe pjesërisht të ngadalësohet inflacioni në rritje. Por, kjo nuk do të thotë se të gjitha sfidat janë tejkaluar. Rreziqet gjeopolitike dhe gjeoekonomike dukshëm i përforcojnë efektet afatgjate negative dhe ndaj demografisë”, shtoi Pendarovski.