“Dhoma e pritjes” në qendër/ Aksioni kreativo-aktivist i Qendrës së Arteve Bashkëkohore

Në qendrën e Shkupit është vendosur “Dhoma e pritjes”, ku çdo qytetar mund të ulet në një karrige dhe të “presë” luftën kundër korrupsionit, paga më të larta, gjyqësor efikas, apo tekste të reja shkollore për klasën e 3-të dhe 6-të. Bëhet fjalë për një aksion kreativo-aktivist të programit për aktivitete artistike dhe kreative të Qendrës për Arte Bashkëkohore nga Shkupi. “Ideja e këtij aksioni është që të respektohet qytetari mesatar maqedonas – pritësi, i cili ka qenë duke pritur vazhdimisht për 30 vjet. Ne presim një standard më të mirë, presim për hyrje në BE, për luftë me korrupsionin, për një shëndetësi më të mirë. Vit pas viti presim realizimin e premtimeve të paplotësuara, thonë nga Qendra e Arteve Bashkëkohore, e cila pas aksionit do ta dhurojë këtë “Dhomë pritjeje”, të përdoret si strehë në një nga stacionet e autobusëve në një komunitet rural në afërsi të Shkupit për banorët e asaj zone, të presin autobusin që me siguri do të vijë.